Paraburgim për 53-vjeçarin që sulmoi një fëmijë në Shkup

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Nëntor, 2025 18:55

Paraburgim për 53-vjeçarin që sulmoi një fëmijë në Shkup

Gjykata ka caktuar paraburgim tetëditor për një 53-vjeçar nga Shkupi, i cili akuzohet për sulm dhe kërcënim ndaj një fëmije 12-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 nëntor 2025, në zonën e Qendrës, ku i dyshuari B.L. e sulmoi fizikisht fëmijën ndërsa ky po ngiste biçikletën e tij përgjatë bulevardit Krste Misirkov.

Sipas njoftimit të MPB-së, i dyshuari e goditi fëmijën me grushte dhe shqelma, nxori një thikë dhe e drejtoi drejt tij, duke e goditur në kokë me dorezë. Më pas, ai ia mori biçikletën, ia preu gomat dhe e hodhi në bulevard me qëllim që ta dëmtonte për automjetet që kalonin.

Fëmija arriti të shpëtonte falë ndihmës së kalimtarëve dhe u dërgua në Qendrën e Emergjencës. Policia e Shkupit ndërhyri menjëherë, arrestoi të dyshuarin dhe konfiskoi thikën e përdorur në krim. Prokuroria ka nisur procedurë për veprën penale “dhunë ndaj një fëmije”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Nëntor, 2025 18:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.