E tmerrshme: 79-vjeçarja vritet brutalisht dhe varroset në oborr nga një doras

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 16:07

E tmerrshme: 79-vjeçarja vritet brutalisht dhe varroset në oborr nga një doras

Shtatëdhjetë e nëntë vjeçarja B.N. nga Shtipi është vrarë brutalisht nga 74-vjeçari D.A., gjithashtu nga Shtipi i cili më parë e kishte mbajtur kundër vullnetit të saj në shtëpinë e tij dhe më pas e ka vrarë dhe varrosur në oborr.

Në komunikatën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se Sektori për Punë të Brendshme- Shtip në bashkëpunim me Departamentin e policisë kriminale pranë BSP-së ka ngritur padi penale kundër D.A. (74) nga Shtipi për shkak të të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 dhe “privim të paligjshëm nga liria” sipas nenit 140 të Kodit penal. Ai dyshohet se e ka mbajtur B.N. (79) nga Shtipi kundër vullnetit të saj në shtëpinë ku jeton në Shtip dhe më pas e ka therur me një gjësend të mprehtë ku më pas ka ndërruar jetë, ndërsa trupin e saj e ka varrosur në oborr.

Rasti është denoncuar në SPB Shtip më 24.10.2025, kur 84-vjeçarja D.O. nga Shtipi raportoi se motra e saj B.N. ishte larguar nga shtëpia. Pas masave të ndërmarra dhe dyshimeve se gruaja mund të ketë qenë e mbajtur në shtëpinë e të dyshuarit, më 10.11.2025 me urdhër të gjykatës është kryer kontroll. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan sende dhe gjurmë gjaku, pas së cilës D.A. u privua nga liria dhe u mbajt në paraburgim deri 96 orë në burgun e Kumanovës.

Pas raporteve të ekspertizës dhe masave shtesë, në një bisedë me policinë i dyshuari shpjegoi në detaje mënyrën se si e kreu veprën.

Trupi u gjet dhe me urdhër të prokurorit publik është dërguar për obduksion, ndërsa D.A. u soll para gjyqtarit për procedurë paraprake i cili i shqiptoi masën e paraburgimit 30-të ditor.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 16:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.