Një produkt i thjeshtë, por me vlera të mëdha për shëndetin
Sallata jeshile është një nga produktet më të konsumuara në tryezat tona, por shpesh nuk i njihen plotësisht vlerat e saj ushqyese. E pasur me ujë, vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B6, vitaminë K, betakaroten dhe minerale, ajo ofron një sërë përfitimesh për organizmin.
- Lufton pagjumësinë – Përmban substancën Lactocarium, e njohur si “opiati i sallatës”, që ka efekt të butë qetësues dhe ndihmon në shmangien e pagjumësisë.
- Parandalon aneminë – Sallata jeshile është e pasur me acid folik dhe vitaminë B12, të cilat së bashku me hekurin ndihmojnë në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Konsumi i saj është veçanërisht i dobishëm për nënat shtatzëna në tremujorin e fundit.
- Parandalon kancerin – Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, ushqimet me përmbajtje të lartë të vitaminës A dhe C ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve neoplazike. Sallata jeshile i përmban të dyja këto vitamina.
- Burim i vitaminës K – Vitamina K është thelbësore për prodhimin e faktorëve të koagulimit në mëlçi. Sallata jeshile, si një burim i pasur i saj, ndihmon në realizimin e këtij procesi jetik.
Këto vlera e bëjnë sallatën jeshile një produkt të thjeshtë, por me ndikim të madh në shëndetin e përgjithshëm, duke e kthyer në një element të domosdoshëm të dietës së përditshme.
Flaka














