Thomas Strakosha: “Shqipëria e ka merituar Play-Off-in, kemi rritur nivelin”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Nëntor, 2025 21:51

Thomas Strakosha: “Shqipëria e ka merituar Play-Off-in, kemi rritur nivelin”

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ishte një nga më të mirët në ndeshjen ndaj Anglisë (0-2) në “Air Albania”. Pas sfidës, ai u shpreh krenar për rrugëtimin e kuqezinjve në kualifikueset e Kupës së Botës, duke theksuar se ekipi ka bërë progres të ndjeshëm dhe tashmë është gati për sfidat e marsit.

Shyqyr jemi në Play-Off. E kemi merituar këtë. Kemi bërë disa gabime, por mësimet nga gabimet na duhen. Tani kemi gjysmëfinalen e Play-Off-it dhe shpresojmë të kalojmë në finale,” tha Strakosha.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Portieri shtoi se nuk e kishte pritur kualifikimin, duke e cilësuar grupin si shumë të vështirë, por theksoi se skuadra ka treguar rritje dhe ka fituar eksperiencë. “Kam shumë besim tek ekipi. Nuk duhet të përsërisim gabimet, sepse tani nuk falen më. Njerëzit presin më shumë nga ne dhe duhet ta tregojmë këtë,” u shpreh ai.

Strakosha vlerësoi miksin e lojtarëve me eksperiencë dhe të rinj, duke e cilësuar si një kombinim të duhur për Kombëtaren. Ai shtoi se gjithmonë do të preferonte të luante në shtëpi, ku atmosfera e tifozëve e bën më të vështirë për kundërshtarët, por kujtoi se Shqipëria ka marrë rezultate të mira edhe jashtë.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Nëntor, 2025 21:51

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?