Sulmuesi i kombëtares angleze dhe i Bayern Munich, Harry Kane, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me garën për Topin e Artë. Ai ka theksuar se statistikat individuale nuk mjaftojnë për të fituar çmimin më prestigjioz në futboll, nëse nuk shoqërohen me trofe madhorë si Champions League apo Kupa e Botës.
“Edhe nëse shënoj 100 gola, s’ka Top të Artë për mua. Më duhet një trofe, Champions League ose Botëror,” u shpreh Kane, duke nënvizuar rëndësinë e suksesit kolektiv mbi arritjet personale.
Kane, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich, mbetet një nga sulmuesit më të mirë në botë, por ende pa një trofe të madh ndërkombëtar në karrierën e tij. Deklarata e tij ka hapur debat mbi kriteret e vlerësimit për Topin e Artë, ku shpesh trofetë peshojnë më shumë se statistikat individuale.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Nëntor, 2025 21:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.