Niclas Fullkrug drejt largimit nga West Ham, Milani në garë për sulmuesin gjerman

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Nëntor, 2025 21:23

Niclas Fullkrug drejt largimit nga West Ham, Milani në garë për sulmuesin gjerman

Rrugëtimi i Niclas Fullkrug te West Ham United duket se ka marrë fund. Sulmuesi gjerman pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit, pasi nuk ka arritur të përsërisë paraqitjet e tij të shkëlqyera që pati me Borussia Dortmund, ku ishte protagonist deri në finalen e Champions League.

Sipas raportimeve të Calciomercato.com, situata e Fullkrug po ndiqet me shumë interes në Itali, ku Milani është një nga klubet e interesuara. Kuqezinjtë kishin eksploruar mundësinë e transferimit të tij edhe në vitin 2024, por atëherë i dhanë përparësi Tammy Abraham.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Milani po kalon një sezon të vështirë në repartin ofensiv. Santiago Gimenez ende nuk ka arritur të shënojë në kampionat, ndërsa mangësitë e tij kanë detyruar trajnerin të përdorë lojtarë si Christopher Nkunku dhe Rafael Leao në qendër të sulmit.

Përveç Fullkrug, raportohet se Milani po synon të arrijë një marrëveshje me Robert Lewandowskin në verë, kur polaku pritet të jetë lojtar i lirë.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Nëntor, 2025 21:23

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?