Ngrënia natën vonë rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Nëntor, 2025 21:10

Ngrënia natën vonë rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru

Ekspertët e zemrës paralajmërojnë se ngrënia brenda dy orëve para gjumit mund të ketë pasoja serioze për shëndetin. Një studim i kryer mbi 700 persona me hipertension ka treguar se konsumimi i ushqimit natën vonë bën që tensioni i gjakut të mbetet i lartë gjatë gjithë natës, duke rritur ndjeshëm rrezikun për atake në zemër dhe goditje në tru.

Normalisht, tek një person i shëndetshëm, tensioni i gjakut bie me të paktën 10% gjatë gjumit. Por sipas hulumtueses turke Ebru Özpelit, nga Universiteti “Dokuz Eylül”, ngrënia vonë aktivizon hormonët e stresit dhe e mban trupin vigjilent, duke penguar uljen e tensionit.

Rezultatet u prezantuan në kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Romë, ku u theksua se personat që hanë vonë janë tre herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Studime të mëparshme kanë treguar gjithashtu se ngrënia e hershme e darkës ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, djegien e kalorive dhe reduktimin e rrezikut për kancerin e gjirit.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Nëntor, 2025 21:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.