Policia e Gostivarit ndalon gjashtë shtetase shqiptare pas bastisjeve në lokale hotelierike

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Nëntor, 2025 18:30

Policia e Gostivarit ndalon gjashtë shtetase shqiptare pas bastisjeve në lokale hotelierike

SPB Tetovë ka njoftuar se gjatë natës së 18/19 nëntorit 2025, në periudhën prej orës 23:00 deri në 04:00, policia e DPB Gostivar ka kryer një aksion kontrolli në disa objekte hotelierike në rajonin e Gostivarit.

Sipas njoftimit, në një lokal në rrugën “Ilinden” në Gostivar, në pronësi të J.A. (49), janë ndaluar katër shtetase shqiptare: V.A. (32), L.A. (36), A.P. (36) dhe K.K. (50). Ndërsa, në një objekt tjetër në fshatin Zubovcë, komuna Vrapçisht, në pronësi të R.B. (50), janë ndaluar edhe dy shtetase të tjera: E.U. (39) dhe Xh.K. (25).

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Policia sqaron se gjashtë shtetaset shqiptare janë ndaluar për shkak të keqpërdorimit të qëllimit të qëndrimit turistik, duke qëndruar në kundërshtim me rregullat e përcaktuara. Ato janë dërguar në stacion policor dhe ndaj tyre do të ngriten parashtresat përkatëse.

Ky aksion është pjesë e kontrolleve të rregullta të policisë në rajonin e Gostivarit për respektimin e ligjit dhe rregullave të qëndrimit.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Nëntor, 2025 18:30

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?