Qumështi: aleat apo armik i shëndetit? Ekspertët zbulojnë efektet pozitive dhe negative

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Nëntor, 2025 19:35

Qumështi: aleat apo armik i shëndetit? Ekspertët zbulojnë efektet pozitive dhe negative

Produktet e bulmetit janë pjesë e përditshme e dietës sonë, por ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt mund të sjellë probleme me tretjen, mbipeshën dhe shëndetin e lëkurës. Ndërkohë, qumështi mbetet një nga produktet më të diskutueshme për efektet e tij në organizëm.

Përfitimet e qumështit

  • Rënia në peshë – Pirja e qumështit çdo ditë ndihmon sidomos tek femrat, falë pak kalorive dhe ushqyesve.
  • Burim proteinash – Çdo 30 ml qumësht lope përmban 1 gram proteinë cilësore me amino acide që frenojnë nepsin.
  • Masa muskulore – Amino acidet ndihmojnë në ruajtjen e muskujve dhe përthithen lehtë nga trupi.
  • Kalcium dhe vitamina D – Një gotë qumësht ofron më shumë kalcium se dhjetë racione spinaq, duke forcuar kockat.
  • Kundër plakjes – Parandalon osteoporozën dhe ruan masën muskulore tek gratë.
  • Mbrojtje nga sëmundjet – Vitamina A, K2 dhe acidet yndyrore ndihmojnë kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Efektet negative të qumështit

  • Akne – Konsumimi i përditshëm nxit inflamacion dhe shfaqjen e akneve.
  • Fryrje dhe probleme me tretjen – Sistemi tretës e ka të vështirë ta përpunojë, sidomos me kalimin e moshës.
  • Mikrobioma e stomakut – Qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar mund të prishë ekuilibrat e baktereve në zorrë.

Ekspertët rekomandojnë që krahas qumështit të konsumohen produkte më pak të përpunuara si kosi, i cili është më i lehtë për tretje dhe ruan ekuilibrat e mikrobiomës.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Nëntor, 2025 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.