Roma synon Joshua Zirkzee, bisedimet me Manchester United kanë nisur
Roma po përgatitet të forcojë repartin ofensiv dhe emri i Joshua Zirkze ka dalë në qendër të planeve të merkatos së janarit. Sulmuesi holandez, aktualisht pjesë e Manchester United, nuk po gjen hapësirën e dëshiruar në Premier League dhe po konsideron një largim për të fituar më shumë minuta loje dhe ritëm.
Drejtuesit romanë kanë menduar për një huazim me të drejtë blerjeje, duke paguar vetëm pjesërisht rrogën e tij, ndërsa bisedimet me klubin anglez kanë filluar. Vetë Zirkze e sheh me sy pozitiv mundësinë e një aventure në Itali, ku mund të rikuperojë besimin dhe të tregojë cilësitë e tij.
Roma e sheh si profil ideal për të sjellë forcë fizike, shpejtësi dhe gola në repartin ofensiv, duke plotësuar boshllëqet e sezonit aktual. Për sulmuesin, kalimi në Serie A mund të rrisë edhe shanset për të qenë pjesë e përfaqësueses holandeze në kampionatin botëror.
Megjithatë, interes për lojtarin kanë shfaqur edhe klube të tjera si West Ham dhe Brighton, duke e bërë negociatën më të ndërlikuar. Nëse marrëveshja arrihet, Zirkze mund të veshë fanellën e verdhekuqve që në janar, duke sjellë freski dhe energji në sulmin e Romës.
Flaka














