Akumulimi i ujit në trup: faktorët dhe mënyrat për ta reduktuar
Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75% ujë, por akumulimi i tepërt i lëngjeve mund të shkaktojë fryrje, dhimbje dhe shtim në peshë. Sipas ekspertëve, ky fenomen mund të kontribuojë në shtim të peshës me 2 deri në 5 kilogramë, dhe lidhet me faktorë si konsumi i lartë i kripës, mungesa e proteinave, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndryshimet hormonale.
Rreziku është më i lartë tek personat me probleme të zemrës, veshkave, si dhe tek ata që përdorin ilaçe kundër dhimbjeve, kontraceptivë apo medikamente për zemrën.
Si të reduktoni akumulimin e ujit në trup
- Aktiviteti fizik: ndihmon indet e këmbëve dhe kyçeve të lëshojnë lëngjet e tepërta.
- Kujdes me kripën: konsumi ditor nuk duhet të kalojë 2,300 mg (një lugë çaji).
- Më shumë proteinë: rekomandohet 1 g për çdo kg peshë trupore; burime të mira janë mishi pa dhjamë, vezët, fasulet dhe produktet e detit.
- Më shumë kalium: ndihmon në nxjerrjen e ujit dhe kripës; ushqime të pasura janë banania, patatet, avokado, domatet.
- Më shumë magnez: rrit prodhimin e urinës; gjendet tek spinaqi, avokado, bajamet dhe fasulet e zeza.
- Hidratimi: pirja e ujit para vakteve dhe konsumimi i ushqimeve hidratues si shalqini, kastraveci dhe luleshtrydhet.
Flaka














