“Baba Dimri i sjell Kosovës zgjedhje të reja për Vit të Ri”

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Nëntor, 2025 16:18 Përditësuar

“Baba Dimri i sjell Kosovës zgjedhje të reja për Vit të Ri”

Baba Dimri i sjell Kosovës zgjedhje të reja për Vit të Ri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka mbajtur ‘zhagun’ edhe kësaj radhe Vetëvendosjes.

Ajo e ka caktuar datën 28 dhjetor për zgjedhje, atë të cilën e kërkoi VV-ja.

“Data 21 dhjetor është datë shumë e afërt, ka procedura, tenderë. Andaj e kam vlerësuar datën 28 dhjetor”, tha ajo.

Ndonëse e para e shtetit ka vendosur datën e propozuar nga VV-ja, ajo ka mohuar se ka mbajtur anën partisë në pushtet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ajo ka treguar së në vitin 2021 kishte vendosur kundër propozimit të Albin Kurti për shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale.

“Siç kanë thënë disa njerëz shumë par nesh e shumë më të mençur se ne: nëse askush nuk të akuzon për asgjë, atëherë nuk ke qëndruar për asgjë. Në vitin 2021 kur partia në pushtet që kishte më shumë se 50 për qind të votave kërkonin që unë ta shtyja datën e zgjedhjeve lokale dhe kishim një opozitë shumë më të vogël se që është sot, unë vendosja në favor të kërkesës së opozitës që mos të shtyhej data e zgjedhjeve lokale, sado që kisha të drejt kushtetuese a bëjë një gjë të tillë. Edhe pse e zgjodha datën e favorshme për opozitën prapë u akuzova se po koordinohem dhe po ia bëj qefin Kurti”, ka thënë Osmani.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Presidentja Vjosa Osmani ka treguar pse ia dha të drejtën Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për të formuar qeverinë në këtë mandat.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se nuk i ka rënë pishman për një gjë të tillë.

Sipas saj, Konjufca ka qenë shumë afër formimit të Qeverisë.

“Sa i përket Glauk Konjufcës, ditën kur është kërkuar mandati, unë kam pasur një takim me të. Ai me ka informuar qartë se me kë është duke biseduar dhe unë e kam thënë publikisht se fjala është për deputet individual. Ai ka qenë vetëm pak vota larg votimit të qeverisë dhe kushtetuta kërkon që t`i jepet mandati atij ose asaj që i ka gjasat dhe jo garancat. Pra, dikush që vjen deri të 56 dhe tregon qartë se me kënd është duke biseduar për të arritur 61-shin, i ka gjasat. Me tregoni ju kush ka qenë kandidati tjetër me gjasa më të medha?”, ka thënë Osmani.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Nëntor, 2025 16:18 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?