Helmim i një fëmije në Kumanovë, transportohet urgjentisht në Shkup

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2025 20:45

Helmim i një fëmije në Kumanovë, transportohet urgjentisht në Shkup

Një tjetër rast i helmimit të një fëmije është regjistruar në Kumanovë, sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme. Bëhet fjalë për një fëmijë katërvjeçar i cili ka marrë disa tableta në shtëpi.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës bëjnë të ditur se pas ndihmës së parë, gjendja e fëmijës është stabilizuar dhe më pas ai është transportuar në një klinikë në Shkup për trajtim të mëtejshëm.

“Në orën 04:05 të mëngjesit, SPB Kumanovë mori njoftim se një fëmijë katërvjeçar nga Kumanova është sjellë në Qendrën e Urgjencës së Kumanovës për ndihmë mjekësore, i cili ka marrë disa tableta në shtëpi. Po merren masa për sqarimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është rasti i radhës i raportuar në rajon, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë e fëmijëve dhe kujdesin ndaj medikamenteve në familje.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2025 20:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.