Një studim i kryer nga Universiteti Guelf në Kanada ka sugjeruar se konsumimi i qepës së kuqe mund të ndihmojë në luftimin e qelizave kancerogjene. Kjo perime, e përdorur gjerësisht në kuzhinën mesdhetare, është e pasur me përbërës të fuqishëm si antocianina dhe kuercetina, të cilat kanë efekte të drejtpërdrejta në tkurrjen e masës tumorale dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
Autori kryesor i studimit, Abdulmonem Murayyan, thekson:
“Qepët janë të jashtëzakonshme në zhdukjen e qelizave kancerogjene. Ato krijojnë një ambient të pafavorshëm për qelizat e kancerit dhe pengojnë komunikimin mes tyre, duke frenuar shtimin e tyre.”
Si u krye studimi?
Shkencëtarët vendosën qelizat e kancerit të zorrës së trashë në kontakt me ekstrakte të kuercetinës nga pesë lloje të ndryshme qepësh. Vetëm qepa e kuqe tregoi efekt më të fuqishëm, duke dhënë rezultate pozitive edhe në luftimin e qelizave të kancerit të gjirit.
Ekspertët shpresojnë që shumë shpejt këto përbërës të testohen edhe tek njerëzit, duke hapur rrugën për përdorimin e qepës së kuqe si një ndihmë natyrale në trajtimin e kancerit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Nëntor, 2025 21:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.