Kurat natyrale kundër tensionit të lartë të gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është një nga problemet më të përhapura shëndetësore në botë. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të çojë në pasoja serioze si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, problemet me trurin apo edhe dështimin e veshkave. Shumë persona përdorin medikamente për ta kontrolluar, por ato shpesh shoqërohen me efekte anësore si pagjumësia, marramendja apo kontraktime muskulore.
Megjithatë, sipas AgroWeb.org, ekzistojnë disa kura natyrale që mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut, duke përdorur produkte të thjeshta që gjenden në çdo shtëpi.
3 kura natyrale kundër hipertensionit
- Kura me lëng limoni Shtrydhni një limon në një gotë me ujë dhe pijeni çdo mëngjes esëll. Limonët ndihmojnë në ruajtjen e fleksibilitetit të enëve të gjakut dhe ulin tensionin.
- Kura me hudhër Konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët çdo mëngjes ose para gjumit. Hudhra përmban substanca sulfuri që ulin tensionin, pastrojnë toksinat dhe stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik.
- Kura me uthull molle dhe sodë buke Përzieni një lugë gjelle uthull molle, një majë luge çaji sodë buke dhe një gotë ujë. Konsumojeni dy herë në ditë. Uthulla e mollës është e pasur me minerale si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi, të cilat ndihmojnë qarkullimin e gjakut.
Këto kura natyrale mund të jenë një ndihmë e madhe për shëndetin e zemrës dhe mirëqenien e përgjithshme, por gjithmonë rekomandohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit të tyre.
Flaka














