Real Madrid synon transferimin e Dominik Szoboszlai

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Nëntor, 2025 19:10

Real Madrid synon transferimin e Dominik Szoboszlai

Real Madrid e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin, si në La Liga ashtu edhe në Champions League, por klubi madrilen vazhdon të kërkojë përforcime për të rritur edhe më shumë konkurrencën në skuadër.

Sipas raportimeve të El Chiringuito, presidenti Florentino Perez ka vënë në shënjestër mesfushorin hungarez të Liverpool-it, Dominik Szoboszlai, me synimin që ta sjellë në Madrid gjatë merkatos së janarit.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Liverpool nuk ka ndërmend të lëshojë një lojtar kaq të rëndësishëm, sidomos në një sezon ku nuk po kalon formën më të mirë. Szoboszlai ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028, por kur bëhet fjalë për Real Madrid, gjithçka mbetet e mundur.

Mesfushori 25-vjeçar është një nga lojtarët më të spikatur në Europë dhe shihet si një element që do t’i bënte shumë punë trajnerit Xabi Alonso. Tani mbetet të shihet nëse hungarezi do të zbarkojë në Spanjë këtë dimër apo do të vazhdojë të mbetet pjesë e Liverpool-it.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Nëntor, 2025 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.