Arbër Hoxha në radarin e klubeve angleze, Sheffield United dhe Hull City në garë për anësorin shqiptar
Janari pritet të sjellë lëvizje të rëndësishme për anësorin e Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha. Sipas raportimeve të “Sportsboom”, lojtari i Dinamo Zagrebit ka hyrë në shënjestër të dy klubeve angleze: Sheffield United dhe Hull City, të cilat po përplasen për shërbimet e tij.
Performancat e Hoxhës si me Dinamo Zagrebin ashtu edhe me Kombëtaren shqiptare kanë rritur ndjeshëm vlerësimin për të. Sheffield United shihet me një avantazh të lehtë falë fuqisë më të madhe financiare, ndërsa Hull City ka një pikë të fortë: trajnerin kroat Sergej Jakirovic, i cili ka punuar më parë me Hoxhën në Dinamo Zagreb, ku ai regjistroi 31 ndeshje, 4 gola dhe 3 asistime nën drejtimin e tij.
Jakirovic ka tentuar ta marrë lojtarin edhe gjatë periudhës së tij te Kayserispor, dhe tani po kërkon të shfrytëzojë marrëdhënien e tyre për ta afruar në EFL Championship.
Megjithatë, Dinamo Zagrebi nuk e ka nxjerrë në shitje Hoxhën, sidomos pasi i rinovoi kontratën deri në vitin 2029. Paga e tij e moderuar, rreth 500 mijë euro në vit, e bën megjithatë një objektiv të arritshëm për klubet angleze.
Flaka














