Fabrizio Romano: Liverpool nuk po mendon të shkarkojë Arne Slot, pavarësisht krizës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Nëntor, 2025 21:44

Fabrizio Romano: Liverpool nuk po mendon të shkarkojë Arne Slot, pavarësisht krizës

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të prerë mbi situatën e trajnerit të Liverpoolit, Arne Slot, mes spekulimeve të vazhdueshme për një shkarkim të mundshëm.

“The Reds” po kalojnë një periudhë të vështirë, me gjashtë humbje në Premier League këtë sezon, një golavarazh negativ dhe plot 20 gola të pësuar – shifra më e keqe në historinë e klubit pas 12 ndeshjeve. Slot nuk ka arritur të integrojë afrimet e reja dhe duket i pafuqishëm të ndalë rënien e lojtarëve kryesorë si Konate, Gakpo dhe Salah.

Gazetari i “The Athletic”, James Pearce, ka theksuar se tifozët po humbasin durimin me trajnerin, ndërsa kritikat janë shtuar edhe nga kapiteni Virgil van Dijk, pas humbjes turpëruese ndaj Nottingham Forest.

Megjithatë, Romano ka sqaruar: “Liverpool nuk po mendon të ndryshojë trajner tani. Klubi pret rezultate më të mira, por Slot ndien ende mbështetjen e pronarëve. Nuk ka bisedime me trajnerë të tjerë dhe nuk po shqyrtohet shkarkimi i tij.”

Situata mbetet e komplikuar, me presion të madh për rezultate të menjëhershme si në Champions League ashtu edhe në Premier League.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Nëntor, 2025 21:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.