Si të humbisni peshë pas moshës 40 vjeçare: këshillat kryesore
Pas moshës 40 vjeç, shumë njerëz e vërejnë se është më e lehtë të shtojnë peshë sesa ta humbasin atë. Ndryshimet hormonale, mënyra e të ushqyerit, aktiviteti fizik i reduktuar dhe ngadalësimi i metabolizmit janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt. Ekspertët nga WebMD sugjerojnë disa hapa të thjeshtë për të mbajtur peshën nën kontroll:
- Konsumoni më shumë fruta dhe perime – të pasura me lëndë ushqyese dhe pak kalori.
- Mos e anashkaloni mëngjesin – shmang urinë e paradites dhe ndihmon në kontrollin e oreksit.
- Hani më pak në darkë – fokusohuni te vakti kryesor para orës 15:00.
- Gatuani shëndetshëm – shmangni skuqjen, përdorni pjekjen ose zierjen.
- Kushtojini vëmendje ushqimit – hani ulur dhe pa shpërqendrime.
- Qëndroni larg pijeve të gazuara – zëvendësojini me ujë ose lëngje pa kalori.
- Kufizoni alkoolin – çdo gotë birrë ose verë shton kalori të panevojshme.
- Gjeni aktivitet fizik – të paktën 2.5 orë ecje ose ushtrime të moderuara në javë.
- Krijoni muskuj – ushtrimet e forcës ndihmojnë metabolizmin.
- Relaksohuni dhe shmangni stresin – joga, meditimi dhe leximi janë zgjidhje të mira.
- Bëni gjumë të rehatshëm – gjumi i dobët lidhet me shtim në peshë.
- Kontrolloni tiroidet – problemet me gjëndrën tiroide mund të pengojnë rënien në peshë.
- Gjeni mbështetje – është më e lehtë të humbisni peshë në grup sesa vetëm.
Flaka














