Ushqimet me kalori pothuajse zero që ndihmojnë në humbjen e peshës
Sipas ekspertëve, disa fruta dhe perime klasifikohen si ushqime me kalori pothuajse zero, pasi trupi shpenzon më shumë energji për t’i tretur sesa kaloritë që ato ofrojnë. Këto ushqime janë të pasura me fibra, minerale dhe vitamina, duke i bërë ideale për një dietë të shëndetshme dhe për ata që duan të humbin peshë.
Shembuj të ushqimeve me kalori të ulëta:
- Mollët – 125g përmbajnë rreth 65 kalori, plot fibra dhe ujë.
- Kale – një tas ka vetëm 8.75 kalori.
- Selino – e tërë përmban vetëm 5.6 kalori.
- Frutat e pyllit:
- Boronica – gjysmë gotë, 40 kalori
- Manaferrat – 100g, 43 kalori
- Luleshtrydhet – 1 filxhan, 43 kalori
- Boronicat e kuqe – 1 filxhan, 46 kalori
- Rukola – 1 tas, 5 kalori.
- Qitro – 100g, 42 kalori.
- Brokoli – 100g, 34 kalori.
- Lakra – pothuajse 0 kalori, burim i vitaminës C.
- Karotat – një karrotë, 25 kalori.
- Lulelakra – 100g, 25 kalori.
- Kastraveci – 100g, 15 kalori, me mbi 95g ujë.
- Sallata jeshile – 100g, 14 kalori.
- Lëngu i limonit – pothuajse 0 kalori.
- Spinaqi – 100g, 23 kalori.
- Domatet – një domate, 10.8 kalori; domate qershi vetëm 3.6 kalori.
Këto ushqime jo vetëm që ndihmojnë në kontrollin e peshës, por përmirësojnë edhe shëndetin e përgjithshëm falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, vitaminave dhe ujit.
Flaka


















