BDI shpreh shqetësim për Raportin e Progresit

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2025 16:44

 BDI shpreh shqetësim për Raportin e Progresit

Partia opozitare shqiptare, BDI shpreh shqetësim të thellë lidhur me vlerësimet e Komisionit Evropian në Raportin për vitin 2025, veçanërisht për Klasterin e Dytë- Tregu i Brendshëm.

Sipas nënkryearit, Arbër Ademi, Raporti i Komisionit Evropian është i qartë, i drejtpërdrejtë dhe tepër alarmues. Ai tha se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparimin e nevojshëm në funksionimin e tregut të brendshëm dhe në harmonizimin me standardet evropiane, duke shtuar se kjo ka pasoja për secilin qytetar dhe për çdo biznes në vend.

ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BDI-SË

Komisioni Evropian vlerëson se pengesa të thella strukturore dhe mungesa e vendimmarrjes profesionale nga qeveria aktuale kanë ngadalësuar seriozisht përputhjen me acquis-in e Bashkimit Evropian. Ky klaster përfshin shtyllat kryesore të ekonomisë moderne: lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, konkurrencën, mbrojtjen e konsumatorit, pronësinë intelektuale dhe prokurimet publike. Dhe për secilën prej këtyre fushave, BE-ja ka vërejtje të rënda”.

Ademi tha se ndërhyrjet politike dhe subvencionet selektive vazhdojnë të deformojnë tregun, bizneset nuk operojnë në kushte të barabarta dhe se Qeveria nuk ka krijuar mekanizma funksionalë për të mbrojtur qytetarët nga praktikat e padrejta në treg.

Ademi sqaroi se Plani i Rritjes parasheh fonde të mëdha për vendet e Ballkanit Perëndimor, fonde që synojnë rritjen ekonomike, modernizimin e ekonomisë, mbështetjen e biznesit vendas dhe përmirësimin e standardit të jetesës, por këto fonde ai tha se lëshohen vetëm nëse reformat përparojnë.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2025 16:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.