I deritanishmi, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gostivarit, Valbon Limani ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në TV21 ku ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të deleguar ushtrues tjetër të detyrës së kryetarit të kësaj komune deri në zgjedhjet e 11 janarit të 2026.
Limani ka bërë të ditur se do ta ankimojë vendimin e Qeverisë, por se deri te një vendim i Gjykatës Kushtetuese ndaj kësaj ankese, nëse i deleguari i troket në vendin e tij të punës, ai do ta lejojë dhe se “nuk do të bëjë show”.
Më tej Limani njoftoi se nuk do të ketë pranim-dorëzim të detyrës së kryetarit të Gostivarit, pasi siç vlerëson, i deleguari nuk ësht i përzgjedhuri i popullit.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
25 Nëntor, 2025 20:11 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.