Kapet me drogë një person nga Gostivari në aeroportin e Shkupit

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2025 18:29

Kapet me drogë një person nga Gostivari në aeroportin e Shkupit

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se kanë arrestuar një person nga Gostivari, i cili është kapur me drogë në Aeroportin e Shkupit. Ai po vinte nga Zvicra, respektivisht ishte pasagjer në fluturimin Cyrih–Shkup.

“Shërbimet doganore në hyrje të vendit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, parandaluan një tentim për kontrabandim të 48.8 gram hashash, të fshehur në bagazhin personal të një qytetari nga Gostivari, me origjinë nga Zvicra, i cili udhëtonte me fluturimin Cyrih – Shkup”.

“Rasti u zbulua gjatë kontrollit të detajuar dhe kontrollit të bagazhit personal të udhëtarit, ku midis sendeve të tij personale u gjet një qese e vakumuar me hashash, që udhëtari e kishte blerë në Gjermani me qëllim ta transportonte dhe ta vendoste në treg pa leje në Maqedoni”.

“Menjëherë u ndërmorën veprime hetimore nga Departamenti për Hetime pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime, ku udhëtari u arrestua, dhe ndaj tij u ngrit aktakuzë për “prodhim dhe lëshim të paautorizuar në treg të drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e ndëshkueshme sipas Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2025 18:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.