Sinoptikët alarmojnë për rrezik nga përmbytjet

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2025 18:31

Sinoptikët alarmojnë për rrezik nga përmbytjet

I gjithë territori i vendit ka hyrë në fazën e verdhë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të shoqëruara herë pas here me erë të fortë jugore dhe me kushte për paraqitje të vërshimeve si rezultat i shiut të rrëmbyeshëm, i cili pritet të kapërcejë 25 litra për metër katror. Sipas hidroalarmit, pothuajse e gjithë Maqedonia e Veriut po hyn në një zonë me kushte potencialisht të rrezikshme, ku rajonet qendrore dhe lindore janë më të ekspozuara ndaj rrezikut.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ka dhënë njoftim paralajmërues me ngjyrë të verdhe për përmbytje të mundshme ndërsa priten shira të rrëmbyeshëm gjatë ditës së sotme dhe nesër të cilët do të jenë rreth 25 litra shi për metër katrorë në 24 orët e ardhshme por për shkak të asaj që toka është e ngopur me ujë nga shirat e mëparshëm dhe kjo është arsyeja e fazës së verdhe ku janë të mundshëm dalje të vogla të disa lumenjve”, tha Marija Cvetkovska Atanasova – Meteorolog kujdestar.
Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe erës së fortë, mbrëmë situata e rënduar meteorologjike ka shkaktuar ndërprerje të trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Shkak për këtë u bënë rrymat e fuqishme dhe të paqëndrueshme ajrore, të njohura si “wind shear”, një fenomen që paraqet rrezik serioz gjatë uljes së avionëve. Sipas informacioneve, të paktën dy fluturime nga Stambolli dhe Venecia nuk kanë arritur të aterrojnë në mënyrë të sigurt në pistën e Shkupit dhe janë drejtuar drejt aeroportit të Prishtinës. Meteorologët paralajmërojnë se kushtet e paqëndrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, prandaj rekomandohet planifikim i kujdesshëm i udhëtimeve dhe aktiviteteve në ambiente të hapura. Burimi: Alsat

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2025 18:31

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?