Aleanca Kombëtare për Integrim: Emërimi i “poverenikëve” është i paligjshëm dhe tentativë uzurpimi

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 12:25

Aleanca Kombëtare për Integrim: Emërimi i “poverenikëve” është i paligjshëm dhe tentativë uzurpimi

Aleanca Kombëtare për Integrim ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për të emëruar të ashtuquajturit “poverenikë” në krye të komunave, duke e quajtur këtë hap “të jashtëligjshëm, të paautorizuar dhe të papranueshëm”.

Në reagimin e koalicionit theksohet se vendimi synon “të uzurpojë vullnetin e qytetarëve të Gostivarit dhe Vrapçishtit”, ndërsa përpjekja e Qeverisë për të zëvendësuar udhëheqësit e zgjedhur nga populli është cilësuar si “ndërhyrje e hapur në autonominë lokale dhe shkelje flagrante e rendit juridik”.

Theksojmë me përgjegjësi të plotë se baza ligjore e këtij vendimi nuk ekziston,” thuhet në deklaratë.

AKI: Ligji është i qartë, raundi i dytë nuk ka dështuar

Aleanca Kombëtare për Integrim thekson se Ligji për Vetëqeverisje Lokale, si lex specialis, lejon emërimin e të besuarit të Qeverisë vetëm në rast të dështimit të dy raundeve zgjedhore.

Në Gostivar dhe Vrapçisht ka dështuar vetëm raundi i parë. Raundi i dytë ende nuk është mbajtur. Çdo justifikim tjetër është fabrikim politik dhe abuzim me ligjin,” deklaron koalicioni.

Rasti i Gostivarit: Ligji mbron mandatin e ushtruesit të detyrës

Në reagim theksohet se në Gostivar shkelja është “edhe më e rëndë”, pasi Valbon Limani është ushtrues detyre i zgjedhur nga Këshilli Komunal. Aleanca citon nenin 54, paragrafi 5 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale:

Anëtari i këshillit i zgjedhur për ushtrues detyre të kryetarit të komunës e ushtron funksionin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Koalicioni thekson se edhe ndryshimet e fundit ligjore e konfirmojnë të njëjtin parim:

Ushtruesi i detyrës vazhdon funksionin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri nga populli.

Prandaj, vendosja e ‘poverenikëve’ nuk është vetëm e paligjshme – është tentativë për kapje të pushtetit lokal dhe shkelje e drejtpërdrejtë e vullnetit qytetar,” thekson Aleanca Kombëtare për Integrim.

Rezultatet zgjedhore: Vullneti qytetar është i padiskutueshëm

Koalicioni kujton se në zgjedhjet e mbajtura, Aleanca Kombëtare për Integrim doli fituese me mbi 23 mijë vota në dy komunat.

  • Në Gostivar, Valbon Limani mori rreth 17 mijë vota, ose 13 mijë më shumë se kandidati i koalicionit qeveritar.
  • Në Vrapçisht, Isen Shabani fitoi 6.050 vota, mbi 5.500 më shumë se kandidati i pushtetit qendror.

Këto mandate ishin të pastra, demokratike dhe të padiskutueshme. Asnjë firmë politike nuk mund ta fshijë votën e popullit,” thekson Aleanca.

Premtim për reagim institucional dhe fitore më të thellë

Aleanca Kombëtare për Integrim paralajmëron se nuk do të qëndrojë duarkryq.

Nuk do të lejojmë uzurpim institucional. Do të kërkojmë mbrojtje të ligjit në çdo instancë,” thuhet në reagim.

Koalicioni mbyll deklaratën me një mesazh të qartë politik:

Më 11 janar, drejtësinë do ta vendosë populli – me fitore edhe më të thellë.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 12:25

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?