Ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e refluksit acid
Shumë persona që vuajnë nga refluksi acid e dinë mirë se cilat ushqime duhet të shmangin, por pak kush e di se ka edhe ushqime që mund të konsumohen pa problem dhe madje të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Ekspertët theksojnë se disa produkte ushqimore kanë veti anti-inflamatore dhe alkaline, duke krijuar një barrierë mbrojtëse për stomakun.
Ushqimet e rekomanduara për refluksin acid:
- Xhenxhefili – me veti anti-inflamatore, ndihmon në qetësimin e stomakut. Një çaj me xhenxhefil të freskët është ideal.
- Banane – me pH 4.5-5.2, janë ushqime alkaline që neutralizojnë aciditetin.
- Pjepri dhe shalqiri – frutat alkaline që lehtësojnë simptomat e refluksit.
- Perimet e gjelbra – shpargu, sallata jeshile, spinaqi dhe lakrat janë të pasura me alkaline dhe shumë të dobishme.
- Bollgur – drithërat ndihmojnë në lehtësimin e refluksit, ndërsa bollguri është veçanërisht i mirë falë formës së tij xhelatinoze që mbron stomakun.
Këto ushqime jo vetëm që nuk përkeqësojnë refluksin, por mund të jenë një ndihmë e madhe për të mbajtur nën kontroll simptomat dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Flaka














