Studim i ri: Kakaoja dhe çaji jeshil ndihmon zemrën dhe trurin të rikuperohen nga stresi dhe ushqimet e yndyrshme
Një studim i publikuar nga Universiteti i Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar tregon se pirja e një pijeje me kakao mund të ulë ndjeshëm efektet negative që stresi dhe ushqimet e yndyrshme shkaktojnë në zemër dhe tru.
Detajet kryesore të studimit:
- Ushqimet e yndyrshme gjatë stresit dëmtojnë funksionin vaskular dhe ulin oksigjenimin e trurit.
- Flavanoli epikatehin në kakao relakson enët e gjakut, përmirëson qarkullimin dhe ul presionin e gjakut.
- Në studim morën pjesë 23 të rinj të shëndetshëm; ata që konsumuan kakao me përmbajtje të lartë epikatehini u rikuperuan më shpejt nga efektet e stresit.
- Përveç kakaos, edhe çaji jeshil, manaferrat, rrushi dhe korja e mollës kanë efekt të ngjashëm falë flavanoleve.
- Studiuesit rekomandojnë: 5.5 lugë kakao të papërpunuar, ose 2 filxhanë çaj jeshil, ose 300 g manaferra për të arritur efektet pozitive.
Ky zbulim sugjeron se shtimi i ushqimeve të pasura me flavanola në dietë mund të ndihmojë në përballimin e stresit dhe mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular.
Flaka


















