Ju kujtohet Qoseto i kërdive në Kuvend? Lirohet 3 vjet më herët nga burgu!

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Dhjetor, 2025 16:16

Ju kujtohet Qoseto i kërdive në Kuvend? Lirohet 3 vjet më herët nga burgu!

Lirohet nga burgu Goran Angellov- Qoseto, i dënuar për dhunën e përgjakshme në Kuvend në 27 prillin e vitit 2017. Lirimi i tij vjen ende pa e përfunduar dënimin me burg prej 11 vitesh. Qoseto është i dënuari i parë për 27 prillin që lihet i lirë me kusht, pas 8 viteve nga gjithsej 11 vite burg. Goran Angellov Qoseto lirinë e fitoi nga Këshilli Penal i Gjykatës Penale për shkak të problemeve shëndetësore. Për këtë arsye deri tani disa herë kishte kërkuar ndërprerje të vuajtjes së dënimit me burg.

Për heqjen e prangave njoftoi vetë Goran Angellov- Qoseto përmes një video të bërë me Inteligjencë Artificiale.

Ndërkohë liri kanë kërkuar edhe të dënuar të tjerë për 27 prillin, por për ta ende nuk ka një vendim nga Këshilli Penal. Për dhunën e përgjakshme në Kuvend, 16 persona u dënuan me burg nga 7 deri në 16 vjet për cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Në prill të vitit 2017 ata përgatitën dhe realizuan plan me qëllim që të pamundësojnë dorëzim-pranimin e qetë të pushtetit. Organizuan protesta masive, të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend dhe sulmin brutal ndaj zyrtarëve. Fillimisht procesi nisi kundër gjithsej 33 personave, prej të cilëve 31 persona për cenim terrorist të rendit kushtetues dhe dy persona për nxitje. Por, pas miratimit të Ligjit për Amnisti 15 persona u amnistuan, kumtoi Alsat. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Dhjetor, 2025 16:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.