8 zakone të përditshme që ju bëjnë të dukeni më të vjetër
Një sërë studimesh kanë treguar se disa zakone të zakonshme të përditshme mund të ndikojnë negativisht në pamjen dhe shëndetin tonë, duke përshpejtuar procesin e plakjes. Nga mënyra si ushqehemi, deri tek stili i jetesës, këto zakone mund të na bëjnë të dukemi më të vjetër se mosha reale.
Ja cilat janë zakonet që duhen shmangur:
- Rrini ulur më shumë se 8 orë në ditë – ulja e zgjatur lidhet me plakje biologjike më të shpejtë.
- Mbani vathë të rëndë – mund të deformojnë veshët, duke ndikuar në pamjen e jashtme.
- Konsumoni vetëm mish të kuq – dieta e varfër në fruta e perime rrit fosfatin në gjak dhe rrezikun për sëmundje kronike.
- Nuk keni miq të ngushtë – vetmia është faktor rreziku i krahasueshëm me pirjen e duhanit.
- E ndryshoni dietën shumë shpesh – trupi nuk ka kohë të përshtatet, duke ndikuar në shëndet.
- Pini ujë nga shishet e plastikës – mund të krijojnë rrudha të thella rreth buzëve.
- Nuk bëni dush pas ushtrimeve – djersa irriton lëkurën dhe përshpejton plakjen e saj.
- Konsumoni shumë produkte të qumështit – rrisin inflamacionin dhe stresin oksidativ, duke çuar në plakje të parakohshme.
Flaka














