Çdo i treti student ka migruar ose mendon që të migrojë jashtë vendit

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 16:44

Çdo i treti student ka migruar ose mendon që të migrojë jashtë vendit

Edhe pse Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) me qendër në Paris njoftoi ditë më parë se migrimi në vendet e pasura është ulur për 20%, të rinjtë nga vendi vazhdojnë ta kenë migrimin si opsion. Edhe atë çdo i treti i ri në Maqedoninë e Veriut migron apo mendon që të migrojë jashtë vendit. Këtë e konfirmon edhe hulumtimi i fundit UNT-së në bashkëpunim me universitete të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

“Të gjithë po përballemi me një sfidë të përbashkët, nuk do të thotë se ne në Ballkan kemi më shumë problem me migrimin dhe të tjerët jo. Sa i përket Ballkanit gati se çdo shtet po përballet me mënyrën e vet por të ngjashme njëri me tjetrit. Numri përqindja e personave që dëshirojnë të migrojnë dhe që migrojnë është shumë i lartë. Të rinjtë në RMV, rreth 57 përqind e të anketuarve i ishin përgjigjur pyetjes se janë të interesuar për të migruar”, tha Arta Xhelili, dekane e fakultetit të shkencave sociale UNT.

Një prej faktorëve më të rëndësishëm të migrimit, mbetet ai ekonomik, ndërsa hulumtimi në vitet e fundit ka nxjerrë në pah edhe një faktorin kulturor, si një nga arsyet përse të rinjtë dëshirojnë të ikin.

“Faktori ekonomik vazhdon të mbetet relevant, ose prevalon mbi faktorët e tjerë dhe një nga gjetjet le të themi që çdo vit ndoshta ndonjëherë del e dyta në rend, ndonjëherë e para, vazhdon të mbetet faktori që të rinjtë zgjedhin të ikin, ta lënë vendin për arsye se mendojnë se tregu i punës nuk i absorbon mjaftueshëm… Është interesante se vitet e fundit kanë dal në pah faktorë të tjerë që nuk kanë qenë shumë relevant vitet e kaluara, për shembull faktori kulturor”, theksoi Elisabeta Bajrami Olloku, profesoreshë.

Kujtomë se, edhe të dhënat e hulumtimit të Institutit për Hulumtime Politike- Shkup, të publikuar në maj të këtij viti, treguan se çdo i treti mendon që të shpërngulet nga Maqedonia e Veriut. Nga gjetjet e këtij hulumtimi, interes më të madh që të shpërngulen nga shteti kanë grup moshat nga 30 deri në 50 vjeç, njofton Alsat.mk, transmeton Gazeta Flaka

206
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 16:44

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Apple përgatit MacBook Pro të ri me ekran OLED dhe ekran prekje

YouTube prezanton kujtesa për pushim dhe kohë për gjumë për përdoruesit 13–17 vjeç

Airbnb zbulon pa dashje projektin sekret të Apple për automjetin autonom

Xavi vlerëson Guardiolën: “Pep është trajneri më i mirë në botë, ai ndryshoi futbollin”

Alarm në arsimin rural: Shkollat malore pa mësues të kualifikuar

Qentë endacakë rrezikojnë sigurinë në Strugë, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Prapaskenë tronditëse: Si Real Madridi ndihmoi Laportën të bëhej president

Qarkullim i kufizuar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, puna vijon

Trump kërcënon përdorimin e Aktit të Kryengritjes ndërsa tensionet në Minneapolis rriten

Muriqi shkruan histori te Mallorca: “Hat-trick” pas 18 vitesh dhe dedikim prekës për babain

Dy raste të dhunës në familje brenda një dite: Arrestime në Bit Pazar dhe Manastir

Shqipëria do paguajë 1 miliardë euro për bordin, Rama: Gënjeshtër!

Letra e Trump për Ramën: Shqipëria pjesë e bordit ndërkombëtar për administrimin e Gazës

ASh alarmon: MPB po e degradon Njësinë për Punë të Brendshme në Dibër

BDI-Çair: Ku u zhdukën bagerët? Ku u zhdukën premtimet?

BE-ja paralajmëroi për pasoja pas kërcënimit të Trumpit me tarifa shkaku i Grenlandës

Sondazhi në Flaka: 68% e të anketuarve kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Grenlanda qender e ndodhive politike planetare

Rama thekson sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE: “Kushtet janë më të vështira se për vendet e tjera”

Adoleshenti i zhdukur prej disa javësh gjendet i sigurt në Prishtinë

206
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?