Salianji zbulon pakënaqësitë që ka ndaj Berishës: Ata kërkojnë revoltë ne bëjmë foltore

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 10:54

Salianji zbulon pakënaqësitë që ka ndaj Berishës: Ata kërkojnë revoltë ne bëjmë foltore

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka artikuluar hapur pakënaqësitë ndaj Sali Berishës, duke theksuar se lidershipi demokrat nuk po dëgjon zërin e anëtarësisë dhe, më e rëndësishmja, shtoi ai, nuk po i përgjigjet nevojës së shoqërisë për ndryshim.

Deklarata e Salianjit vjen teksa ai ka nisur takimet në terren për rifreskimin e PD dhe të aktivizimit të aksionit opozitar. Ndërsa nga ana tjetër, Sali Berisha iu është rikthyer foltoreve duke zhvilluar deri tani 2 takime me anëtarësinë, te dega 9 në Tiranë dhe në Mirditë.

Debatet e brendshme në PD duket se do të aktivizohen sërish teksa polemikat në distancë tanimë janë të dukshme.

Ervin Salianji: Pakënaqësia që kam unë ndaj kryetarit të PD është që nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë. E dyta dhe më e rëndësishmja, nuk po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim. Anëtarësia voton disa, lidershipi zgjedh disa të tjerë.
Anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Anëtarësia kërkon analizë, ne duam të bindim që zgjedhjet janë të vjedhura, këtu të gjithë janë të bindur që zgjidhet vidhen, por si ta zgjidhim këtë problem.

Ne kemi një analizë të humbjes pse kemi humbur, por kemi një analizë tjetër dhe që nuk e thotë askush; pse nuk analizon PD fitoret? PD ka fituar në 6-7 bashki, pse nuk e bën analizën pse ka fituar.

Avantazhi është përfaqësimi, kandidatët e rinj pa konsum dhe pa pasur mëkate, kandidatë që janë shtyrë dhe zgjedhur nga anëtarësia dhe dakordësi nga e gjithë pjesa e partisë. Të marrim modelin e këtyre zonave dhe ta çojmë në zonat e tjera.

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 10:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.