Bekim Sali: Dorëheqja e Zeqirija Ibrahimit është shembull i kulturës së lartë politike

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2025 23:24 Përditësuar

Bekim Sali: Dorëheqja e Zeqirija Ibrahimit është shembull i kulturës së lartë politike

Bekim Sali, i sapozgjedhur si ushtrues detyre i kryetarit të Alternativës, ka reaguar pas dorëheqjes së Zeqirija Ibrahimit, duke e cilësuar atë si shembull të lartë lidershipi dhe integriteti, si dhe si figurë kyçe në proceset e ardhshme brenda Alternativës dhe koalicionit VLEN.

“Të nderuar anëtarë të Alternativës dhe të VLEN-it, i dashur profesor Zeqirija Ibrahimi, i nderuari kryetar ynë i derisotëm, miku im i çmuar”, tha Sali në adresimin e tij publik.

Ai theksoi se e pranon detyrën e re “me nder dhe përgjegjësi”, duke shtuar:
“Dua të them publikisht se shembulli i mikut tim Zeqirija – i lidershipit, integritetit dhe përkushtimit – do të mbetet gurthemeli mbi të cilin do të ndërtojmë kapitullin e ri të Alternativës dhe të VLEN-it”.

Sipas tij, dorëheqja e Ibrahimit tregon nivel të lartë kulture politike.
“Dorëheqja e tij, e dhënë me maturi dhe me fisnikëri të rrallë, është dëshmi e kulturës së tij politike. Ky është një mësim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne”, u shpreh Sali.

Ai nënvizoi se nuk e merr drejtimin e Alternativës si pasardhës, por si vazhdues i një rruge të ngritur me “mund, dije dhe ndershmëri”.
“Premtoj se do të mbroj moralin politik që ai ka ndërtuar, do të ruaj frymën e tij dhe do ta çoj përpara projektin tonë politik me përgjegjësi të plotë”, deklaroi Sali.

Duke u drejtuar anëtarëve të Alternativës dhe të VLEN-it, ai bëri apel për unitet:
“Ky është momenti ynë i përbashkët. Ju ftoj të gjithë të qëndrojmë të bashkuar, të vendosur dhe me bindje të thellë se puna që kemi nisur duhet të vazhdojë me energji të re dhe me vullnet të përbashkët”.

Sali tha se sukseset e ardhshme do të varen nga “pjekuria, uniteti dhe guximi për t’u shërbyer qytetarëve me respekt dhe transparencë”.

Ai i shprehu falënderim të veçantë Ibrahimit:
“Profesor Zeqirija, ju falënderoj nga zemra për besimin, për përkrahjen dhe për miqësinë tonë prej tri dekadash. Do të kem nevojë për mençurinë dhe përvojën tuaj… Roli i juaj nuk përfundon këtu – ai vetëm po ndryshon formë”.

Sipas Salit, Ibrahimi mbetet “busull morale dhe mendje strategjike për proceset që vijnë”.
“Profesori do të mbetet gjithmonë mësuesi dhe udhëzuesi ynë”, përfundoi ai.

Ne nje reagim, pas doreheqjes se kreut te deritanishem te Alternativës (AAA) z.Zeqirja Ibrahimi, perfaqesuesi i larte te Levizjes Arbëria, Bekim Fazliu në facebook ka shkruar:

“Akti i z. Zeqirija Ibrahimit përbën një shembull të lartë përgjegjësie dhe urtësie politike. Tërheqja e tij, edhe pas një rezultati fitues, dëshmon një kulturë të re politike të avancuar dhe vullnet për t’i hapur rrugë të tjerëve në ndarjen e përgjegjësive. Ky është një veprim që meriton vlerësim të posaçëm.

Kryetarit të ri të Alternativës, mikut tim z. Bekim Sali, i uroj shumë suksese në përgjegjësinë e re!”

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2025 23:24 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.