LSDM: Tomovski rregullisht depoziton në llogarinë e VMRO-DPMNE

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2025 23:33

LSDM: Tomovski rregullisht depoziton në llogarinë e VMRO-DPMNE

LSDM për ditën e tretë me radhë me konferenca për media, për, siç thonë, skandalin me firmën familjare të Ivica Tomovskit, kreu i shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. LSDM akuzon se firma e tij familjare ka marrë tenderë në vlerë prej disa milion eurosh. Numri i tij i telefonit është regjistruar si kontakt i firmës, dhe në të njëjtën firmë kanë qenë babai, nipi dhe dhëndri i tij. LSDM akuzon se një pjesë e parave nga tenderët është transferuar si donacion në llogarinë e VMRO-DPMNE.

“Tomovski është donator i VMRO-DPMNE. Njëri nga ata që dëshirojnë më shumë të shfaqen me shuma të mëdha. Vetëm në vitin 2021 ka dhuruar 8.000 euro për VMRO-DPMNE, ndërkaq kjo shifër mund të verifikohet në këtë dokument publik, ku tregohet si Tomovski dhuron mjete, shuma të larta në llogarinë e VMRO-DPMNE. 499.700 denarë, 100.000 denarë, 70.000 denarë, 100.000 denarë, rregullisht Tomovski depoziton në llogarinë e VMRO-DPMNE”, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE akuzon se opozita përsëri me konstruktime politike, pa ofruar asnjë provë konkrete për ndonjë shkelje. Sipas tyre, Tomovski nuk ka kompetenca, nuk merr pjesë në procedurat e prokurimeve publike dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar që mund të lidhet me tenderët.

“Gënjeshtra e parë. LSDM pretendonte se firma e Tomovskit kishte marrë tenderë milionësh. E vërteta është se Tomovski nuk ka firmë dhe nuk ka asnjë të ardhur nga kompania e përmendur, gjë që kompania vetë e konfirmoi. Gënjeshtra e dytë. LSDM thoshte se numri kryesor i firmës është numri i Tomovskit. E vërteta është e mëposhtme, numrat zyrtarë të kompanisë janë të tjerë, ndërsa numri personal i Tomovskit është prej vitesh i tij. Gënjeshtra e tretë. LSDM pretendon se Tomovski ka qenë donator i VMRO-DPMNE dhe kjo është prova se ka pasur biznese. E vërteta është e mëposhtme, informacion publik dhe kurrë i fshehur është se Tomovski është donator i VMRO-DPMNE dhe kjo nuk nënkupton shkelje të ligjit”, u shpreh Valentin Manasievski – anëtar i ke të VMRO-DPMNE.

Pas konferencës së parë të LSDM-së të shtunën, ku u bënë akuzat kundër Tomovskit, ai në reagimin e tij tha se nuk është pronar, nuk përfiton dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me kompaninë e përmendur. Tomovski shtoi gjithashtu se nga konferencat e LSDM-së nuk ka dëgjuar se çfarë krimi ka kryer, as nuk ka parë prova për këtë. Ai kërkoi nga partia opozitare që të dalë me kërkim-falje, gjë që nuk ndodhi. LSDM e ka ftuar Antikorrupsionin dhe Prokurorinë të fillojnë hetim për konflikt interesi dhe mundësinë e korrupsionit.

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2025 23:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.