Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit, pastrim parash dhe fajde, pas një aksioni të zhvilluar mbrëmë në disa lokacione të Shkupit.
Gjatë bastisjeve, policia ka gjetur tavolina profesionale për poker, letra dhe çipa bixhozi, sasi të konsiderueshme parash në denarë dhe euro, automjete dhe drogë. Në një prej lokacioneve u kapën në flagrancë 14 persona duke luajtur bixhoz.
Hetimi i parë përfshin gjashtë persona, të cilët dyshohet se kanë organizuar lojëra si “Omaha”, “Poker”, “Rreth” dhe “Briç”, duke siguruar lojtarë, caktuar terminë dhe menaxhuar pagesat. Paralelisht, hetimi i dytë përfshin tre persona, të cilët akuzohen se kanë përfituar mbi 7.5 milionë denarë (120 mijë euro) në mënyrë të paligjshme, duke i futur në qarkullim përmes fajdes dhe pastrimit të parave.
Prokuroria ka njoftuar se do të kërkojë paraburgim për 7 persona dhe arrest shtëpiak për një tjetër.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Dhjetor, 2025 16:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.