Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga Saraji i Shkupit, ku shihen disa nxënës të përfshirë në një incident të dhunshëm. Pamjet tregojnë një grup nxënësish që sulmojnë dy bashkëmoshatarë të tyre, duke shkaktuar një situatë të rëndë shqetësimi për komunitetin lokal, përcjell INA.
Në video, njëri prej nxënësve shihet i rrëzuar në tokë teksa goditet nga të tjerët, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta nga prindër dhe qytetarë të Sarajit, të cilët shprehin frikë për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Prindërit kërkojnë nga MPB-ja dhe komuna e Sarajit të ndërmarrin masa urgjente për të zbardhur rastin, identifikuar personat e përfshirë në këtë akt brutal të dhunës.(INA)
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
12 Dhjetor, 2025 23:08 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.