Ali Ahmeti takon profesorin Përparim Gruda pas demonstratës në Shkup
Pas demonstratës së mbajtur në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së së Kosovës, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim miqësor me profesorin universitar nga Kosova, deputetin Përparim Gruda, i cili në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë sërish kandidon për deputet nën siglën e PDK-së.
Takimi u zhvillua në një ambient joformal, ku Ahmeti e ka gostitur Grudën me kafe, në kuadër të qëndrimit të tij në Shkup.
Përparim Gruda është profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Mitrovicë. Studimet bachelor dhe master i ka përfunduar në juridik, ndërsa ka doktoruar në fushën e së drejtës kushtetuese. Ai ka kryer dy specializime post-doktorature në Universitetin e Gracit në Austri dhe ka realizuar hulumtime shkencore në Universitetin e Washingtonit në SHBA, si Fulbright Visiting Scholar.
Gruda është bashkëautor i dy librave universitarë “E Drejta Kushtetuese” dhe “Gjykata Kushtetuese”, si dhe autor i një monografie shkencore. Ka botuar dhjetëra punime shkencore në revista vendore dhe ndërkombëtare dhe ka qenë pjesë e projekteve të shumta shkencore brenda dhe jashtë Kosovës.
Ai njihet për përkushtimin e tij ndaj drejtësisë dhe shkencës, ndërsa në rrethin akademik dhe publik vlerësohet si figurë e urtë, e mençur, e guximshme dhe me integritet njerëzor. Gazeta Flaka


















