Fjalimi i Ali Ahmetit: BDI forcon unitetin, drejtësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2025 13:35

Fjalimi i Ali Ahmetit: BDI forcon unitetin, drejtësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Në Kongresin e pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), kryetari Ali Ahmeti mbajti një fjalim të gjatë dhe të qartë, duke theksuar prioritetet strategjike të partisë për zhvillimin e shtetit, konsolidimin e barazisë dhe integrimin evropian.

“Ky Kongres nuk është vetëm një stërvitje organizative brenda partiake. Por, është një ndalesë reflektimi dhe një pikë nisjeje për fazën e ardhshme të vendit tonë,” tha Ahmeti, duke rikujtuar se BDI nuk ka lindur si parti e zakonshme, por nga nevoja për paqe, barazi dhe bindja se vendi mund të jetë i qëndrueshëm vetëm nëse është i drejtë dhe me mundësi të barabarta.

Ai theksoi rëndësinë e përforcimit të karakterit unitar të shtetit: “Uniteti nuk ndërtohet me shumicë mekanike dhe majorizim. Shteti unitar i Maqedonisë së Veriut mund të jetë funksional dhe i qëndrueshëm vetëm nëse mbështetet mbi besimin dhe lojalitetin e të gjitha komuniteteve që jetojnë në të.”

Ali Ahmeti prezantoi tre masa kryesore për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe barazi funksionale: zgjedhje të qeverisë me shumicë të dyfishtë, zbatimin e parimit të Badenterit në Gjykatën Kushtetuese dhe thellimin e decentralizimit dhe vetëqeverisjes lokale. “Ky model decentralizimi do të forcojë demokracinë lokale, do të ulë ekonominë gri dhe do të rrisë cilësinë e jetës në të gjitha rajonet e vendit,” tha ai.

Fokus i veçantë u dha edhe drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit: “Drejtësia nuk guxon të jetë selektive. Gjyqësori dhe prokuroria duhet të jenë të pavarura, me buxhet të mjaftueshëm dhe respektim të përpiktë të ligjit,” theksoi Ahmeti, duke përfshirë edhe mbështetjen për veting të plotë me mbikëqyrje ndërkombëtare.

Ai prezantoi gjithashtu vizionin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm: “Në qendër të këtij vizioni qëndron një ekonomi konkurruese dhe moderne, ku konkurrenca është e ndershme, ku monopoleve dhe oligarkisë u vihet kufi, dhe ku sistemi tatimor është i drejtë dhe efikas.”

Integrimi evropian mbeti prioritet kryesor i partisë: “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është përcaktim i pakthyeshëm politik. Ai nuk është thjesht proces teknik, por zgjedhja historike për një shtet modern, demokratik dhe funksional, të ndërtuar mbi vlera europiane dhe standarde të larta të qeverisjes,” tha Ahmeti.

Në përfundim, ai bëri thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve, të rinjve, grave dhe diasporës: “E ardhmja nuk ndërtohet me zhurmë, por me vizion. Jo me ndasi, por me barazi. BDI do të vazhdojë të jetë forca e unitetit, stabilitetit dhe integrimit europian. Bashkë, me urti, unitet dhe vendosmëri, do ta ndërtojmë ardhmërinë tonë përparimtare Europiane.”

Ky fjalim konsolidon pozicionin e BDI-së si një forcë politike që synon të ruajë unitetin shtetëror, të forcojë drejtësinë dhe të avancojë rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian. Gazeta Flaka

Në Kongresin e pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) u miratuan katër rezoluta kyçe, të cilat përcaktojnë orientimin politik dhe programor të partisë në periudhën e ardhshme, raporton Gazeta Flaka

Rezoluta e parë ka të bëjë me përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale, duke theksuar nevojën për respektim të plotë të parimeve kushtetuese, bashkëjetesës ndëretnike dhe funksionimit të barabartë të institucioneve për të gjithë qytetarët.

Rezoluta e dytë i kushtohet shtetit të së drejtës, drejtësisë së pavarur dhe rikthimit të besimit në institucione, me fokus në luftën kundër korrupsionit, depolitizimin e sistemit të drejtësisë dhe garantimin e sundimit të ligjit si themel i një shoqërie demokratike.

Rezoluta e tretë parasheh arritjen e një marrëveshjeje kombëtare për përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendit, duke promovuar dialogun politik, stabilitetin institucional, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale si prioritete strategjike.

Rezoluta e katërt i referohet integrimit evropian, duke riafirmuar përkushtimin e BDI-së për anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian, përshpejtimin e reformave dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane.

Sipas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti këto rezoluta përbëjnë bazën e angazhimit të saj politik për forcimin e demokracisë, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të vendit.

Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim u zhvillua me praninë e përfaqësuesve të shumtë politikë nga spektri vendor, duke reflektuar interesimin dhe peshën politike të këtij organizimi. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Arjanit Hoxha, Arben Taravari dhe Skender Rexhepi – Zejdi, si dhe sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe një deputete e kësaj partie, çka u vlerësua si sinjal i komunikimit dhe respektit institucional ndërmjet subjekteve politike.

 Bajram Rexhepi, Erkan Arifi, Valdet Xhaferi dhe Faton Pollozhani janë emrat që po përmenden më së shumti dhe që pritet të zgjidhen si nënkryetarë të rinj të BDI-së. Në mesin e tyre përmenden emra nga Shkupi dhe Dibra që po ashtu do jenë pjesë e strukturës së lartë të BDI. Gazeta Flaka

132
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2025 13:35

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Como eliminon Napolin dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Coppa Italia

Dumfries mund të largohet nga Inter, Marco Palestra i gatshëm për t’i zënë vendin

Benjamin Šeško i zhgënjyer me barazimin ndaj West Ham: “Luftuam, por nuk ishim me fat”

Raphinha thuajse i përjashtuar për ndeshjen ndaj Atlético Madrid

Manchester United ndalet pas katër fitoreve radhazi, barazon me West Ham

José Mourinho mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Portugalisë pas Botërorit

Endrick rikthehet te Real Madrid pas huazimit te Lyon, konfirmon agjenti

Oliver Glasner konfirmon: Jean-Philippe Mateta do të mungojë për disa javë

Si eliminimi i sheqerit përmirëson trurin, trupin dhe humorin

Rukola – Superushqimi që nuk duhet të mungojë në dietën tuaj

Mjalti mund të rrisë sheqerin, por ul kolesterolin e keq – ekspertët këshillojnë kujdes

7 ushqime që rrisin humorin dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore

Al-Ittihad nis bisedimet me Mohamed Salah për merkatosin e verës

Android 16 nis përhapjen, por Android 15 mbetet versioni më i përdorur

Ronald Araujo ndan betejën me ankthin dhe depresionin: “Më në fund jam i lumtur”

Arne Slot: “Ky ka qenë sezoni më sfidues për mua si trajner”

Hansi Flick: “Jam krenar të jem pjesë e Barcelonës”

Wayne Rooney paralajmëron: Tottenham në luftë për mbijetesë

Luke Shaw shkëlqen me Manchester United pas dëmtimeve, 25 ndeshje startuese

Samu mungon 6–7 muaj pas dëmtimit në gju, humbet Kupën e Botës 2026

132
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

<