Presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka kritikuar politikën e Beogradit, duke thënë se Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë për luftërat e viteve ’90 në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë.
Në një intervistë për N1 BeH, Biserko theksoi se autoritetet serbe relativizojnë krimet e së kaluarës dhe mohojnë çdo rol në destabilizimin e shteteve fqinje. Ajo theksoi se projekti nacionalist i njohur si “bota serbe” nuk është braktisur, por vetëm përshtatet sipas rrethanave politike në rajon.
Sipas Biserkos, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka hequr dorë nga Kosova, por vazhdon ta përdorë këtë çështje për të mobilizuar opinionin publik dhe për qëllime politike të brendshme.
Ajo gjithashtu theksoi se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë mbeten të tensionuara, me Beogradin që vazhdon ta akuzojë Kroacinë dhe të përdorë narrativën historike për të mbajtur gjallë tensionet.
Biserko paralajmëroi se ky qëndrim i Beogradit ka ndikim direkt në stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor. /KosovaPress
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Tina Baliu
1 Janar, 2026 15:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.