Kriza Globale-Grenlanda molle sherri ne mes SHBA-se, Kines dhe Rusise
Shkruan: Memedali Jusufi
Trump: SHBA-të duhet ta “zotërojnë” Groenlandën që mos ta marrë Rusia dhe Kina
Nderhyrja e SHBA-se ne Venezuel dhe rezimi i Maduros, eshte sinjal i qarte se po hyjme ne nje faze te re te maredhenieve nderkombetare. Ligji ndërkombëtar apo E drejta ndërkombëtare , është tërësia e rregullave, normave dhe standardeve të njohura përgjithësisht si detyruese ndërmjet shteteve.
E drejta ndërkombëtare ndryshon nga sistemet juridike të bazuara në shtet në atë që është kryesisht – edhe pse jo ekskluzivisht – e zbatueshme për shtetet, në vend të individëve, dhe vepron kryesisht përmes pëlqimit, pasi nuk ka asnjë autoritet të pranuar botërisht për ta zbatuar atë mbi shtetet sovrane. Rrjedhimisht, shtetet mund të zgjedhin të mos respektojnë ligjin ndërkombëtar, madje edhe të shkelin një traktat. Megjithatë, shkelje të tilla, veçanërisht të së drejtës ndërkombëtare zakonore dhe normave urdhëruese (jus cogens), mund të përballen me mosmiratim nga të tjerët dhe në disa raste me veprime shtrënguese (duke filluar nga sanksionet diplomatike dhe ekonomike deri te lufta).
E drejta kombëtare mund të bëhet e drejtë ndërkombëtare kur traktatet lejojnë juridiksionin kombëtar për gjykatat mbikombëtare si Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ose Gjykata Penale Ndërkombëtare. Traktatet si Konventat e Gjenevës mund të kërkojnë që ligji kombëtar të jetë në përputhje me dispozitat e traktatit. Ligjet ose kushtetutat kombëtare mund të parashikojnë gjithashtu zbatimin ose integrimin e detyrimeve ligjore ndërkombëtare në legjislacionin e brendshëm.
Rendi i tanishem nderkombetare i mbajtur gjalle pergjithesishte nga fuqia amerikane-mbeshtetur supozueshem nga vlera te tilla si demokracia , rendi ligjor , tregtia e lire dhe institucione te tilla si OKB -ja , G20-ta, FMN-ja , Banka Boteror dhe Organizata Boterore e tregtise -po perballen tashme nje kohe te gjate me sfida te medha thote eksperti i maredhenieve nderkombetare Ahmet Davutogllu.
Fundi i sistemit te Luftes se ftohte premtoi ti hape udhe nje rendi te ri global, por asesi nuk mund te imgjinohej se po hyjme tashme ne nje krize te re globale. Bota eshte mberthyer nga shume kriza monumentale, , pa nxjerre mesimet e duhua prej tyre , duke rezultuar me formula kundervenese dhe hipotetike , qe i kane renduar problemet. Sistemi nderkombetare ka akumuluar , per rrjedhoje , nje shumice ceshtjesh , problemesh e krizash , cdonjera mbeshtetur ne krizat e mehershme te pazgjidhura ose tngrira.
Ajo qe tashme po shihet ne teren eshte e qarte, fundi i supremacise Amerikane dhe lindjess se botes se ndare te influences ne mes SHBA-se , Rusise dhe Kines.
Pikerishte Grenlanda do te jete pika qendrore ku do te ballafaqohen keta tre fuqi te medha.Interesimi per Grenlanden qe ka flluar viteve te fundit konsiston ne faktin qe Rusia dhe Kina kanë shtuar aktivitetet e tyre ushtarake dhe tregtare në Arktik, bëjnë stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe investojnë në sisteme të reja armësh, të tilla si raketat hipersonike.
Grenlanda është fizikisht më afër Shteteve të Bashkuara – vetëm 1.900 kilometra e ndajnë shtetin Mein nga brigjet e ishullit arktik.Si territor i Danimarkës, ajo është pjesë e NATO-s, por Grenlanda dëshiron që të pavarësohet nga Kopenhaga dhe disa ekspertë druajnë se një gjë e tillë mund t’u hapë dyert Rusisë dhe Kinës për të fituar terren në atë vend.
Shtetet e Bashkuara kanë një bazë hapësinore në Grenlandë për mbrojtjen raketore dhe mbikëqyrjen hapësinore, por kontrolli i gjithë ishullit do t’u mundësonte të mbroheshin më mirë kundër kërcënimeve detare dhe ajrore që burojnë nga rajoni, si dhe rreziqeve nga hapësira.
Rusia ka një prani shumë më të madhe ushtarake në Arktik, sesa Shtetet e Bashkuara, dhe ka vazhduar të investojë shumë në kapacitetet e saj mbrojtëse në rajon, pavarësisht luftës në Ukrainë.
Nëse doni të jeni një vend i fuqishëm hapësinor dhe të jeni në gjendje ta projektoni fuqinë hapësinore, sa u përket sistemeve të armëve hapësinore sulmuese dhe mbrojtëse dhe llojeve të tjera të ISR-së [inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit], duhet të keni infrastrukturë në Arktik.
Viteve të fundit, Pekini ka bërë përpjekje të blejë porte, infrastrukturë tjetër dhe të drejta të minierave në Grenlandë, por pa sukses.
SHHBA-ja ka dyshuar se interes i vërtetë i Kinës në ato projekte, ka qenë vendosja e sensorëve dhe radarëve me përdorim të dyfishtë në Rrethin Arktik, për të ndihmuar në kontrollimin e satelitëve të saj ushtarakë dhe në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës për operacionet e SHBA-së me bazë hapësinore në rajon. Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për më shumë mjete të inteligjencës dhe mbikëqyrjes në Arktik.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë më shumë se dy akullthyese funksionale, në krahasim me rreth katër dhe disa dhjetëra që ka Kina, respektivisht Rusia.Derisa akulli vazhdon të zvogëlohet në Arktik, për shkak të temperaturave në rritje, ai po hap një rrugë për anijet – përfshirë anijet ushtarake – për të kaluar transit nga Evropa në Azi, përmes ujërave mbi Grenlandë dhe Kanada.
Transportimi tregtar kinez do t’i rrisë kalimet përgjatë rrugës veriore, pasi është më e shkurtër, por, mesa duket, edhe anijet luftarake kineze do ta përdorin atë rrugë.
Anijet ushtarake që vijnë në Oqeanin Atlantik nga Arktiku, do të duhet të kalojnë përmes shtegut ujor, GIUK, midis Grenlandës, Islandës dhe Skocisë. Gjatë Luftës së Ftohtë, forcat e NATO-s i kanë gjurmuar nëndetëset sovjetike që vinin në Atlantikun e Veriut përmes këtij shtegu, thotë Hodges.
Zvogëlimi i akullit do ta bëjë më të lehtë edhe minimin e rezervave masive të burimeve natyrore në Grenlandë. Ato përfshijnë metale të rëndësishme për prodhimin e mallrave të teknologjisë së lartë, automjeteve elektrike dhe turbinave me erë.Kina dominon në shumë prej këtyre tregjeve të metaleve, përfshirë minierat, rafinimin dhe përpunimin e tyre, ndërsa Pekini ka shprehur, po ashtu, interes për zhvillimin e burimeve natyrore të Grenlandës.Përfitimet prej këtyre burimeve natyrore janë të rëndësishme për ëndrrën e Grenlandës për pavarësi.Ishulli varet ende nga subvencionet nga Danimarka.Kur keni një vend si Grenlanda… asaj i duhen para për investime. Kina dhe Rusia do të hedhin para në këtë problem”, ka thënë në një intervistë për The Cipher, Philip M. Breedlove, gjeneral në pension i Ushtrisë amerikane, i cili ka shërbyer si komandanti suprem i aleatëve të NATO-s nga viti 2013 deri më 2016.
Të sigurosh një Grenlandë me prirje perëndimore është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka thënë ai.Matisek thotë se Trump, thjesht, mund të përpiqet t’i bëjë Shtetet e Bashkuara që “ta marrin seriozisht Grenlandën”, për shkak të rolit integral që luan ajo në mbrojtjen e Amerikës së Veriut.Është gjithashtu “e qartë përpjekja për t’u siguruar që kinezët dhe rusët të mos fitojnë terren atje”,
Grenlanda (anglisht: Greenland; Danisht : Grønland) – “vend i gjelbër” është një krahinë vetqeverisëse e Danimarkës, e cila gjendet ndërmjet Oqeanit Arktik dhe atij Atlantik, në lindje të Arkipelagut Arktik Kanadez. Megjithëse nga pikëpamja fiziko-gjeografike i përket kontinentit të Amerikës së Veriut, historikisht dhe kulturalisht Groenlanda ka lidhje më të ngushta me Europën prej të shkuarës së saj kur ka qenë e kolonizuar nga Norvegjia dhe Danimarka, por edhe prej lidhjeve të ngushta me fqinjin ishullor të saj, Islandën.Groenlanda është ishulli më i madh në botë. Tre të katërtat e sipërfaqes së saj janë të mbuluara nga shtresa akulli të përhershme. Me një popullsi prej 56,480 banorësh në vitin 2013, është territori më pak i dendur për nga popullsia në botë. Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytetin e vendit Nuuk. Shumica e popullsisë së saj përbëhet nga kombësia Inuit, paraardhësit e të cilëve u zhvendosën në shekullin e XIII-të nga tokat e brendshme të Kanadasë drejt ishullit.
Groenlanda është ishull me një sipërfaqe prej 2.166.086 km² nga e cila 1.755.637 km² (81%) është e mbuluar me akull. Bregdeti ka një gjatësi 39.330 km, që është gati sa gjatësia e Ekuatorit.Pesha e mbulesës së akullt në brendësi të ishullit ka krijuar kanjonin rreth 300 m nën nivelin e detit. Të gjitha vendbanimet janë përgjat bregdetit i cili nuk është i mbuluar me akull. Më së shumti banorë jetojnë në brgdetin perëndimor. Territori në verilindje, i cili përfshin pjesët e Groenlandës Veriore dhe Lindore, nuk është pjesë e asnjë njësie administrative, porse është vend ku gjindet parku më i madh kombëtar në botë.Në pjesën qendrore të Groenlandës , e cila është e mbuluar me akull, gjinden më së paku katër stacione hulumtuese shkencore dhe kampe. Radiostacioni Jørgen Brøndlund Fjord deri në vitin 1950 ka qenë radiostacioni më verior në botë.Toka e Perit, gadishulli në pjesën veriore të Groenlandës, nuk është e mbuluar me akull për shkak se ajri është i thatë për tu formuar mbulesa e borës. Nëse e tërë mbulesa e akullit të shkrihet, niveli i detit botëror do të rritej për 7 m dhe Groenlanda sigurisht do të shëndrrohej në arqipelag. Konsiderohet se banorët e parë kanë qenë vikingët, pas shekullit XVI në bregdetin e Grenlandës kanë jetuar eskimezët, të cilët janë marrë me peshkim. Në shekullin XVIII fillon kolonizimi i danezëve dhe në vitin 1953 bëhet pjesë përbërëse e Danimarkës.


















