Situata nga moti i keq në Shqipëri mbetet e rëndë edhe në ditën e katërt, me 1.587 banesa dhe rreth 13.211 hektarë tokë të përmbytura në mbarë vendin, njofton Gazeta Flaka.
Bilanci është bërë i ditur në mbledhjen e Këshillit të Emergjencave Civile, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas mediave në Shqipëri, autoritetet kanë vënë në dispozicion një fond prej 50 milionë eurosh për përballimin e pasojave dhe dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga përmbytjet.
Kreu i ekzekutivit ka siguruar se të gjithë qytetarët e dëmtuar do të kompensohen, ndërsa institucionet shtetërore po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është vërejtur një përmirësim i lehtë i gjendjes në disa zona, ku ka nisur tërheqja graduale e ujit, duke lehtësuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Janar, 2026 11:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.