Zgjedhje të përsëritura: Gostivari, Vrapçishti, Mavrova dhe Qendër Zhupa vendosin nesër

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Janar, 2026 23:10

Zgjedhje të përsëritura: Gostivari, Vrapçishti, Mavrova dhe Qendër Zhupa vendosin nesër

Nesër, me fillim nga ora 07:00 e mëngjesit, do të hapen kutitë e votimit në katër komuna të pjesës perëndimore të Maqedonisë së Veriut, ku në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar nuk u arrit censusi i paraparë me ligj, përcjell Flaka

Gostivar, në garën për kryetar komune përballen Valbon Limani, kandidat i AKI-së, përkatësisht i koalicionit BDI–ASH, dhe Nevzat Bejta, kandidat i koalicionit VLEN.
Vrapçisht, kandidat janë Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri, kandidat i pavarur i përkrahur nga VLEN-i dhe ASH-ja e Ziadin Selës.

Qendër Zhupë ka vetëm një kandidat për kryetar komune, Arijan Ibrahim nga Partia Demokratike e Turqve, ndërsa në Mavrovë–Rostushë garojnë Anes Ahmeti, kandidat i LSDM-së dhe koalicionit, dhe Oner Jakuposki, kandidat i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), listat e votuesve janë mbyllur dhe numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 82.870 në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë–Rostushë dhe 7.562 në Qendër Zhupë.

KSHZ njofton se fletët e votimit dhe pajisjet për identifikim biometrik tashmë janë shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore. Të shtunën do të votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe personat që ndodhen në burgje dhe paraburgim, të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Sipas Kodit Zgjedhor, në zgjedhjet e përsëritura nuk kërkohet pjesëmarrja e një të tretës së votuesve, por për zgjedhjen e kryetarit të komunës është e nevojshme që më shumë se gjysma e votuesve që dalin në votim të votojnë për njërin nga kandidatët. Zgjedhjet po përsëriten pasi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor nuk u arrit censusi i nevojshëm prej 33,33 për qind në asnjërën nga këto katër komuna. Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33,31 për qind, në Vrapçisht 25,18 për qind, në Mavrovë–Rostushë 30,31 për qind, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët e shënoi Qendër Zhupa me 21,49 për qind.

Kujtojmë se heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në përfundimin e votimit të dielën në orën 19:00, gjatë së cilës ndalohet çdo formë e propagandës zgjedhore, në përputhje me Kodin Zgjedhor, njofton Gazeta Flaka

206
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Janar, 2026 23:10

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Apple përgatit MacBook Pro të ri me ekran OLED dhe ekran prekje

YouTube prezanton kujtesa për pushim dhe kohë për gjumë për përdoruesit 13–17 vjeç

Airbnb zbulon pa dashje projektin sekret të Apple për automjetin autonom

Xavi vlerëson Guardiolën: “Pep është trajneri më i mirë në botë, ai ndryshoi futbollin”

Alarm në arsimin rural: Shkollat malore pa mësues të kualifikuar

Qentë endacakë rrezikojnë sigurinë në Strugë, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Prapaskenë tronditëse: Si Real Madridi ndihmoi Laportën të bëhej president

Qarkullim i kufizuar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, puna vijon

Trump kërcënon përdorimin e Aktit të Kryengritjes ndërsa tensionet në Minneapolis rriten

Muriqi shkruan histori te Mallorca: “Hat-trick” pas 18 vitesh dhe dedikim prekës për babain

Dy raste të dhunës në familje brenda një dite: Arrestime në Bit Pazar dhe Manastir

Shqipëria do paguajë 1 miliardë euro për bordin, Rama: Gënjeshtër!

Letra e Trump për Ramën: Shqipëria pjesë e bordit ndërkombëtar për administrimin e Gazës

ASh alarmon: MPB po e degradon Njësinë për Punë të Brendshme në Dibër

BDI-Çair: Ku u zhdukën bagerët? Ku u zhdukën premtimet?

BE-ja paralajmëroi për pasoja pas kërcënimit të Trumpit me tarifa shkaku i Grenlandës

Sondazhi në Flaka: 68% e të anketuarve kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Grenlanda qender e ndodhive politike planetare

Rama thekson sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE: “Kushtet janë më të vështira se për vendet e tjera”

Adoleshenti i zhdukur prej disa javësh gjendet i sigurt në Prishtinë

206
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?