Samsung planifikon 800M pajisje me AI deri në fund të 2026
Samsung Electronics ka njoftuar një strategji ambicioze për zgjerimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në pajisjet e saj, duke synuar që deri në fund të vitit 2026 të ketë 800 milionë pajisje të pajisura me funksione AI të fuqizuara nga modeli Google Gemini. Ky plan u bë i ditur nga bashkë-CEO i kompanisë, T.M. Roh, në një intervistë për Reuters javën e fundit.
Në vitin 2025, Samsung kishte integruar funksionalitete të Galaxy AI, të mbështetura kryesisht nga teknologjia e Google’s Gemini, në rreth 400 milionë pajisje mobile, përfshirë smartfonë dhe tabletë. Synimi i kompanisë është të dyfishojë këtë numër në 800 milionë gjatë vitit 2026, duke zgjeruar përdorimin e AI-së në gamë të gjërë të produkteve të saj dhe duke e vendosur inteligjencën artificiale në qendër të përvojës Galaxy.
Qëllimi kryesor i këtij plani është që Samsung të forcojë pozicionin e tij në tregun global, duke u rikthyer në krye të konkurrencës ndaj Apple dhe duke sfiduar fuqishëm prodhuesit kinezë. Roh nënvizoi rëndësinë e integrimit sa më të shpejtë të AI-së në “të gjitha produktet, funksionet dhe shërbimet” e Samsung-ut për të ofruar përvoja më të zhvilluara dhe intuitive për përdoruesit.
Strategjia përfshin përdorimin e modelit të avancuar Google Gemini, i cili ofron kapacitete të fuqishme për kërkim inteligjent, përkthim, redaktim imazhi dhe veçori të tjera të përparuara të AI-së, duke i bërë këto shërbime më të arritshme për një audiencë globale. Samsung po e bën këtë zgjerim AI një prioritet të qartë në strategjinë e produktit të saj, me qëllim që të konsolidojë një “ekosistem inteligjent” ku pajisjet komunikojnë dhe ndihmojnë përdoruesin në mënyrë më natyrale.
Zgjerimi i këtij ekosistemi AI jo vetëm që rrit përdorimin e Google Gemini, por gjithashtu ndihmon Google të konsolidojë pozicionin e tij në konkurrencën ndaj modeleve të tjera të inteligjencës artificiale si ato të OpenAI. Investimi i Samsung-ut në këtë teknologji vjen në një kohë kur gara globale për përhapjen e AI-së në pajisje mobile është bërë një nga fushat kryesore të inovacionit teknologjik.
Flaka


















