“Thonjtë e nuses janë gati”: A po përgatiten Blero dhe Eronita për martesë?
Romanca mes këngëtarit Blero dhe Eronitës prej kohësh është përfolur si një “sekret i hapur” në publik. Edhe pse asnjëherë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre dhe kanë shmangur daljet publike së bashku, detajet e herëpashershme në rrjetet sociale kanë ushqyer vazhdimisht dyshimet për një raport më shumë sesa miqësor.
Së fundmi, Eronita ka ndezur edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve me një postim që ka shkuar përtej thashethemeve të zakonshme të showbiz-it. Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaq thonjtë e saj të rinj, të realizuar me një stil elegant dhe detaje lulesh, por ajo që tërhoqi vëmendjen maksimale ishte mbishkrimi: “Thonjtë e nuses janë gati”.
Ky detaj ka mjaftuar për të hapur menjëherë diskutime të shumta në rrjet, duke ngritur pikëpyetjen nëse mes Bleros dhe Eronitës po përgatitet një hap i madh drejt martesës. Fansat tashmë po spekulojnë nëse çifti do të kalojë direkt nga misteri drejt zyrtarizimit të lidhjes në altar, apo nëse ky postim ishte thjesht një ngacmim i qëllimshëm nga ana e Eronitës.
Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar apo dhënë sqarime, duke e lënë historinë edhe më intriguese për publikun.
Flaka


















