João Cancelo ka mbërritur në Barcelonë dhe tashmë është parë për herë të parë në qytet, duke konfirmuar praktikisht transferimin e tij te gjiganti katalanas.
Mbrojtësi portugez është kapur nga paparacët dhe tifozët e Barcelonës menjëherë pas mbërritjes së tij, teksa shihet i buzëqeshur dhe i qetë, në pritje të hapave të fundit formalë për zyrtarizimin e huazimit nga Al Hilal.
Prania e Cancelos në Barcelonë vjen pas marrëveshjes së arritur mes palëve, me klubin katalanas që ka siguruar shërbimet e tij në formë huazimi. Lojtari pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit dhe të vihet në dispozicion të stafit teknik për pjesën e mbetur të sezonit.
Mbërritja e Cancelos ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët blaugrana, të cilët e shohin portugezin si një përforcim kyç për repartin defensiv, falë përvojës dhe cilësisë së tij në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Zyrtarizimi nga Barcelona pritet në orët ose ditët në vijim, por me paraqitjen e tij në qytet, transferimi konsiderohet tashmë i mbyllur.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Janar, 2026 15:43 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.