Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe trajneri aktual i Real Madrid, Álvaro Arbeloa, ka vlerësuar maksimalisht sistemin e të rinjve të klubit madrilen, duke e cilësuar atë si më të mirin në botë.
Në një prononcim për mediat, Arbeloa theksoi se akademia e Real Madridit, e njohur si “La Fábrica”, ka prodhuar ndër vite lojtarë që sot aktivizohen në kampionate të ndryshme anembanë globit.
“Lojtarët e ‘La Fábrica’-s mund t’i shohësh kudo në botë dhe ne jemi krenarë për këtë. Është akademia më e mirë në botë”, u shpreh Arbeloa.
Ai shtoi gjithashtu se të rinjtë që stërviten aktualisht në akademi janë të vetëdijshëm se do të kenë mundësi reale për të depërtuar në ekipet e para, veçanërisht nën drejtimin e tij si trajner.
“Lojtarët e rinj këtu e dinë se do të kenë shanse. Është një mundësi e madhe për ta nën drejtimin tim si trajner i ri”, përfundoi Arbeloa.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur Real Madridi vazhdon të investojë fuqishëm në zhvillimin e talenteve, duke e bërë akademinë një nga shtyllat kryesore të suksesit afatgjatë të klubit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Janar, 2026 17:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.