Klopp reagon ndaj zërave për Real Madridin pas largimit të Xabi Alonsos

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Janar, 2026 17:41 Përditësuar

Klopp reagon ndaj zërave për Real Madridin pas largimit të Xabi Alonsos

Jürgen Klopp ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që e lidhin atë me postin e trajnerit të Real Madridit, pas shkarkimit të Xabi Alonsos nga klubi madrilen.

Në një intervistë për ServusTV, trajneri gjerman ka bërë të ditur se pas lajmeve të fundit ka marrë mesazhe nga persona të ndryshëm lidhur me mundësinë e marrjes së drejtimit të “Los Blancos”.

“Ka pasur patjetër disa njerëz që ndjenë nevojën të më kontaktonin drejtpërdrejt për punën te Real Madridi”, u shpreh Klopp.

Megjithatë, ai theksoi qartë se situata nuk ka asnjë lidhje me të dhe se nuk ka ndikuar aspak në planet e tij personale apo profesionale.

“Kjo nuk ka absolutisht asgjë të bëjë me mua dhe as nuk më ka nxitur ndonjë mendim të veçantë. U habita, kjo është e vërtetë, u habita sinqerisht. Pastaj disa persona më dërguan mesazhe dhe unë iu përgjigja me disa emoji të ndryshme”, shtoi ai.

Deklarata e Klopp vjen në një moment kur spekulimet për pankinën e Real Madridit janë shtuar ndjeshëm, ndërsa emri i tij është përmendur shpesh si një nga opsionet potenciale për të ardhmen.

Flaka

188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Janar, 2026 17:41 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<