Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Janar, 2026 18:07 Përditësuar

Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

Prokuroria e Koresë së Jugut ka kërkuar dënimin me vdekje për ish-presidentin Yoon Suk Yeol, nëse ai shpallet fajtor për përpjekjen e dështuar për të vendosur ligjin ushtarak në dhjetor të vitit 2024.

Gjatë seancës përfundimtare në një gjykatë në Seul, prokurorët e cilësuan Yoon si “organizatorin kryesor të një kryengritjeje”, akuza më e rëndë me të cilën ai përballet, raporton BBC. Sipas ligjit të Koresë së Jugut, drejtimi i një kryengritjeje dënohet vetëm me burgim të përjetshëm ose me dënim me vdekje, ndaj prokuroria është e detyruar të kërkojë njërin prej këtyre dënimeve.

Çështja lidhet me vendimin e Yoon për të shpallur ligjin ushtarak më 3 dhjetor 2024, një masë që zgjati vetëm disa orë, por që e futi vendin në një krizë të thellë politike. Pas këtij veprimi, ai u shkarkua nga Parlamenti dhe u arrestua për t’u përballur me drejtësinë.

Yoon i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se shpallja e ligjit ushtarak ishte një gjest simbolik, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së publikut ndaj, sipas tij, shkeljeve të partisë opozitare. Megjithatë, prokurorët argumentojnë se qëllimi i tij ishte i dhunshëm, edhe pse ngjarja nuk pati viktima.

Si pjesë e provave, prokuroria paraqiti dëshminë e një komandanti ushtarak, i cili deklaroi se kishte marrë urdhër për arrestimin e ligjvënësve. Gjithashtu, u përmend një memo e hartuar nga një ish-oficer ushtarak, pjesë e planifikimit të ligjit ushtarak, ku flitej për “eliminimin” e qindra personave, përfshirë gazetarë, aktivistë sindikalë dhe deputetë.

Procesi gjyqësor ndaj Yoon është bashkuar me atë të dy zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës së tij: ish-ministrit të Mbrojtjes Kim Yong-hyun dhe ish-drejtorit të policisë Cho Ji-ho. Vendimi dhe dënimi, nëse shpallen fajtorë, pritet të jepen më vonë, me gjasë gjatë muajit shkurt.

Koreja e Jugut nuk ka ekzekutuar asnjë dënim me vdekje prej gati 30 vitesh. Në vitin 1996, ish-diktatori ushtarak Chun Doo-hwan u dënua me vdekje për grusht shteti, por më vonë dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, Yoon përballet edhe me procese të tjera penale. Vetëm muajin e kaluar, prokuroria kërkoi një dënim prej 10 vitesh burg për pengim të drejtësisë dhe akuza të tjera që lidhen me të njëjtën përpjekje për vendosjen e ligjit ushtarak.

Pavarësisht rrëzimit nga pushteti, Yoon vijon të ketë mbështetës në qarqet e djathta, të cilët e shohin atë si një figurë që sfidoi Partinë Demokratike liberale. Pas shkarkimit të tij, vendi shkoi drejt zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u fituan nga presidenti aktual, Lee Jae Myung.

Flaka

188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Janar, 2026 18:07 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<