Federico Chiesa mund të rikthehet te Juventus
Federico Chiesa mund të rikthehet te Juventus, vetëm një vit e gjysmë pas largimit të tij drejt Liverpoolit. Interesi për rikthimin e sulmuesit italian është i ndërsjellë, ndërsa kjo lëvizje përputhet edhe me idetë teknike të trajnerit Luciano Spalletti, i cili kërkon një anësor sulmues fleksibël si alternativë ndaj Conceiçaos ose Yildizit, ky i fundit mund të luajë edhe në role më qendrore.
Chiesa ofron shumë-funksionalitet: ai mund të luajë në krah ose si sulmues lëvizës, duke e bërë repartin sulmues të Juventusit më elastik. Te Liverpooli, sezoni i tij ka qenë larg pritshmërive: 529 minuta në fushë dhe vetëm dy gola, ndërsa që nga viti 2024 ka luajtur 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet me vetëm pesë gola.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari është i gatshëm të bëjë një sakrificë për rikthimin te Juventusi, duke pranuar uljen e pagës nga 6 milionë euro në sezon, një sinjal i fortë për klubin bardhezi. Megjithatë, mbetet për t’u bindur Liverpooli që të zbusë kërkesat ekonomike.
Paralelisht, drejtuesit Comolli dhe Ottolini mbajnë të hapura edhe alternativat Daniel Maldini dhe Gudmundsson, duke siguruar plane rezervë në merkato.
Flaka


















