Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec pas shkëputjes së masivit shkëmbor

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Janar, 2026 18:11 Përditësuar

Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec pas shkëputjes së masivit shkëmbor

Si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor në afërsi të fshatit Krushev në territorin e Republikës së Kosovës, është bllokuar rruga nacionale Dragash–Shishtavec.

Sipas informacionit nga terreni, shkarjet e dheut dhe gurëve kanë bllokuar të dy korsitë e lëvizjes, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor. Situata paraqet rrezik për sigurinë e drejtuesve të mjeteve, për shkak të shkrirjes së borës dhe akullit, si dhe shkëputjes së shkëmbinjve për shkak të rritjes së temperaturave.

Ndërmarrja për Mirëmbajtjen e Rrugëve të Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka vendosur konët e bllokimit, duke sinjalizuar ndalimin e qarkullimit dhe parandaluar kalimin e mjeteve në zonën e rrezikuar. Aktualisht pritet ndërhyrje për pastrimin e rrugës dhe stabilizimin e masivit shkëmbor.

Policia e Kosovës bën apel për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shmangin këtë aks rrugor dhe të përdorin rrugë alternative deri në njoftimin e mëtejshëm për normalizimin e qarkullimit. Rruga ka rëndësi të veçantë për banorët e zonës, pasi lidh fshatrat Krusheva dhe Restelica, si dhe shërben si aks drejt pikës kufitare Krushev–Shishtavec.

Flaka

655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Janar, 2026 18:11 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<