Endrick flet për ndikimin e Xabi Alonsos: “Mësova shumë prej tij në Madrid”
Talenti brazilian Endrick ka folur me fjalë shumë pozitive për përvojën e tij te Real Madrid, duke veçuar rolin dhe ndikimin e Xabi Alonsos gjatë kohës së përbashkët në kryeqytetin spanjoll.
Në një intervistë për Marca, Endrick theksoi se ka përfituar shumë nga këshillat dhe njohuritë e ish-mesfushorit legjendar, edhe pse një periudhë e gjatë dëmtimi e kishte mbajtur larg stërvitjeve me grupin.
“Kam mësuar shumë nga Xabi në Madrid. Ai ishte një lojtar i nivelit të lartë dhe e njeh futbollin shumë mirë. Edhe pse isha i dëmtuar për një kohë të gjatë dhe nuk stërvitesha rregullisht me ekipin, kam përfituar shumë nga ajo që dëgjoja prej tij,” u shpreh Endrick.
Sulmuesi i ri brazilian foli gjithashtu për fazën aktuale të karrierës së tij te Lyon, ku po punon nën drejtimin e trajnerit Paulo Fonseca, të cilin e përshkroi si shumë të përpiktë dhe kërkues.
“Tani po mësoj nga Paulo Fonseca, i cili është gjithashtu shumë i detajuar. Nëse ke mendje të hapur, mund të mësosh çdo ditë nga trajnerë të mëdhenj,” shtoi Endrick.
Deklaratat e tij konfirmojnë dëshirën për zhvillim të vazhdueshëm dhe respektin për trajnerët që po ndikojnë në formimin e tij si futbollist elitar.
Flaka


















